Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se Asociacionin e komunave serbe duhet ta formojnë serbët e Kosovës, sipas marrëveshjes së Brukselit, e jo politikanët shqiptarë, shkruan agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Mbrëmë është mbajtur një takim në mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, për të cilin mediat raportuan se janë dakorduar që të fillojnë me themelimin e Asociacionit.
Në lidhje me këtë Gjuriq vlerëson se kjo ngjan në një lloj loje politike me anë së cilës, sipas tij, serbët në Kosovë duhet t’u nënshtrohen atyre politikisht.