Site icon Telegrafi

Gjuriq: Arifi mund të flasë vetëm për trashëgiminë nga babai i tij

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se shefi i delegacionit të Prishtinës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, mund të flasë vetëm për trashëgimin e tij.

Gjuriq i ka reaguar Arifit duke thënë se nuk është kompetent, sidomos sa i përket territorit.

“Arifi nuk mund të jetë pjesëmarrës i diçkaje që nuk i takon. Ai mund të negociojë për pronën e trashëguar nga babai i tij, nëse ka, por jo për territorin e Republikës së Serbisë”, tha Gjuriq, shkruan Novosti, përcjell Telegrafi.

“Kosova dhe Metohija është territori i Republikës së Serbisë dhe ne nuk do t’u japim as një metër të tokës serbe separatistëve shqiptarë, sepse e gjithë Kosova dhe Metohija ishte dhe mbetet territori i Serbisë”, përfundon Gjuriq. /Telegrafi/

Exit mobile version