Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë në televizionin Pink se shqiptarët gjatë ditëve të fundit kanë mbyllur kanalet e furnizimit me artikuj themelorë jetësorë nga Serbia qendrore.
Sipas tij, tashmë ka nisur të shfaqen mungesa artikujsh në komunat në veri të Kosovës duke shtuar se “Serbia do të gjejë mënyrë për të dërguar mallra për popullin e saj”.
Siç ka thënë tutje ai, Serbia është duke realizuar 140 projekte për të ndihmuar serbët në Kosovë dhe se ka përfunduar njëri nga projektet strategjike – ujësjellësi rajonal për veriun e Kosovës, i cili do të lëshohet në punë më 28 qershor, për ‘Vidovdan’. /Telegrafi/