Telegrafi

Gjuri është pikë e dobët gjatë ciklit

Këtë e kanë zbuluar ekspertët nga Universiteti i Karolinës Veriore dhe nga Universiteti i Teksasit. Ata kanë ndjekur shprehitë e femrave të moshave prej 19 deri në 35-vjeçare dhe kanë zbuluar se në fazat e vona të cilit menstrual ato kanë qenë më të prira ndaj lëndimit të gjurit, gjë që lidhet me hormonet.

Atëherë, në fakt, bie shpejtë niveli i estrogjenit dhe progesteronit, ndërsa kjo ka ndikim në qëndrueshmërinë e nyjave. Aktiviteti i nervave në muskujt e gjurit është i rritur gjatë atyre ditëve, kështu që më lehtë vjen deri te pëlcitja e fibrave të nervave, ndërsa nyjat në atë kohë janë të paqëndrueshme.

Pra, gjatë asaj periudhe duhet që të përmbaheni nga aktivitetet intensive fizike. /Telegrafi/