Site icon Telegrafi

Gjurçinovski në Komandën e Lartë të NATO-s në Bruksel

Shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski, zhvilloi takim me Komandën e Lartë të NATO-s në Mons, me gjeneralin Markus Kneip, shefin e shtabit të kësaj komande të lartë të NATO-s.

Gjatë takimit midis gjeneralëve Kneip dhe Gjurçinovski, u diskutuan aktivitetet e vazhdueshme dhe të ardhshme të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të zbatuara në procesin e integrimit të plotë të ushtrisë sonë në strukturat e NATO-s.

Ndër të tjera, temat me interes u diskutuan në takim pune me stafin kryesor të Komandës e Lartë në planifikimin e angazhimit tonë në aktivitete të përbashkëta që do të lindnin pas ratifikimit të anëtarësimit tonë në NATO.

Në kuadër të vizitës, gjatë ditës së djeshme shefi i shtabit në Bruksel mori pjesë në takim të organit të lartë ushtarak të Bashkimit Evropian – Komitetit Ushtarak të BE-së në nivelin e shefave të shtabeve, ku diskutohen tema që lidhen me trajnimin dhe aktivitetet në operacionet paqeruajtëse, të udhëhequr nga BE si pjesë e misionit të Komitetit Ushtarak./Telegrafi/

Exit mobile version