Kontrolli i brendshëm i MPB duhet të hap procedurë për përcaktimin se kush ka dhënë urdhër për shfrytëzimin e NjShSh në zgjedhjet studentore, por edhe se kush nga Njësia për shpërndarje të shpejtë, ka vlerësuar të dërgojë automjete luftarake dhe automjete me topa me ujë për ti zgjedhur përleshjet verbale, vlerëson për Telma ish shefi i MPB Ljubomir Gjurçevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai konsideron se është dashur të shfrytëzohet Njësiti për rend dhe qetësi publike nga policia e Shkupit i cili është i trajnuar për përdorim minimal të forcës për zgjidhjen e situatave siç kishte para Parlamentit studentor.
“Njësiti për rend dhe qetësi publike ka trajnim specifik për zbatimin e neneve 34 dhe 35 të Ligjit për polici me se parashikohet përdorimi minimal i forcës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Parim bazë në punën e policisë duhet të paraqet sjellja njerëzore ndaj qytetarëve, e jo manifestimi i forcës, respektivisht zbatimi i forcës enorme që është në kundërshtim me Ligjin për polici.
“Në rastin konkret me zgjedhjet studentore të manifestohet ashtu forcë dhe të nxirren mjete të tilla për detyrim – do të thotë të dërgosh një porosi të qartë dhe të thjeshtë. Domethënë ne sundojmë me forcë dhe nuk kemi ndërmend të heqim dorë”, ka deklaruar ish shefi i MPB.
NjShSh ka arritur me tërë pajisjen, ndërsa sipas Gjurçevskit kjo ka ndodhur sepse gjithnjë e më shpesh zyrtarët policor keqpërdoren për qëllime partiake dhe policore.
“Pjesa më e madhe e Njësitit për shpërndarje të shpejtë në 4-5 vitet e fundit është shndërruar në një ushtri partiake e cila gjatë zbatimit të urdhrave aspak nuk bën vlerësime, respektivisht kuadri i oficerëve nuk vlerëson nëse zbatimi dhe realizimi i një urdhri të tillë paraqet vepër penale”, ka konstatuar Gjurçevski./Telegrafi/