Telegrafi

Gjunjëzohet para masës për t’i propozuar martesë të dashurës, pasi pranon buqetën e lules i thotë “jo” dhe largohet (Video)

Një vajzë e re e cila i thotë “jo” propozimit të dashurit për martesë, është filmuar dhe po bën xhiron e botës.

Në video shihet i dashuri i saj i cili gjunjëzohet para saj, duke mbajtur në dorë një buqetë me lule dhe unazën, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa të gjithë me padurim po prisnin përgjigjen e vajzës, e cila jep sinjale të mira në fillim pasi e pranon buqetën me lule.

Por kur fillon të qajë ua bërë me dije masës se ajo nuk është e gatshme dhe kështu edhe ndodhi, ajo i tha “jo” dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Videoja e këtij propozimi është publikuar në rrjetet sociale dhe deri më tani është shikuar mbi 700 mijë herë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Paseo de la Fe në Monterrey të Meksikës, ndërsa identiteti i dyshes nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/