Një studim amerikan ka treguar se njerëzit që gërhasin, pavarësisht nëse flenë ose vetëm pushojnë, shpenzojnë 370 kalori më shumë sesa ata që flenë të qetë, për shkak se truri i tyre, edhe kur fle, është në funksion të shpejtë.
Mirëpo, megjithëkëtë, njerëzit që gërhasin vuajnë nga mbipesha. Nga një anë, teprica e kilogramëve nxit gërhitjen, shkakton apne dhe vështirësi të tjera të frymëmarrjes gjatë gjumit, ndërsa, njëkohësisht, pagjumësia ndryshon prodhimin e hormoneve dhe metabolizmin, ashtu që shkakton trashje.
Njerëzit që gërhasin me shumë zhurmë janë për 34 për qind më shumë të rrezikuar që të pësojnë goditje në tru. /Telegrafi/