Site icon Telegrafi

Gjumi i përbashkët rraskapit meshkujt

Fjetja e përbashkët ndikon edhe në aftësitë mendore të mashkullit në ditën që vjen. Mungesa e gjumit njëherit rrit nivelin e hormonit që shkakton stres.

Sipas një hulumtimi të revistës New Scientist, femrat të cilat ndajnë krevatin me mashkullin, kalojnë shumë më mirë, falë gjumit të thellë që përjetojnë, transmeton Telegrafi.

Profesor Gerhard Kloesch, autori i studimit, ka analizuar tetë çifte të pamartuara, pa fëmijë, në të njëzetat, të cilëve ua ka matur nivelin e hormoneve të stresit.

Nga çiftet është kërkuar që të kalojnë dhjetë net të njëjtin krevat, ndërsa të nesërmen u janë përgjigjur disa pyetjeve dhe kanë zgjidhur disa teste, dhe sërish iu është matur niveli i hormonit të stresit.

Rezultatet kanë treguar se meshkujt kanë qenë më të dobët në teste, duke qenë se gjumi i tyre ka qenë i çrregullt, ndërkohë që femrat kishin pasur gjumë më të thellë kur kanë fjetur me partnerin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version