Telegrafi

Gjumi i pakët dëmton më shumë femrat se sa meshkujt

“Gjumi i mirë është i lidhur edhe me shëndetin e mirë. Studimet tona kanë nxjerrë se gjumi i pakët, i matur me sasinë e përgjithshme të fjetjes, shkallën e zgjimit gjatë natës dhe më e rëndësishmja, sa gjatë ju shkon derisa të flini, mund të ketë ndikime shumë më të mëdha në shëndetin e femrave se sa të meshkujve”, thonë shkencëtarët e Universitetit Duke, ShBA.

Ata kanë studiuar 115 meshkuj dhe 95 femra. Të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë të shëndetshëm, por nuk do të do thotë se kanë fjetur në rregull çdo natë.

Në mesin e femrave, të cilat kishin fjetur keq, kishte më shumë prirje për inflamacion, zemërim, prirje për sëmundje dhe depresion. Këta femra po ashtu kishin një indeks më të madh të masës së trupit dhe më pak ndjeshmëri ndaj insulinës.

Te meshkujt, gjumi i dobët, nuk lidhej me këto gjëra. Niveli i testosteronit tek burrat, deri diku mund të jetë një mbrojtës për ta, kanë thënë hulumtuesit.