Telegrafi

Gjumë të mirë për arterie të shëndosha

Sipas rezultateve të një studimi të ri të publikuar në “Reuters Health”, gjumi kualitativ i natës është i dobishëm për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Studimi ka treguar se personat e shëndoshë të në moshë mesatare, të cilët kishin fjetur mesatarisht një orë më shumë gjatë natës në raport me pjesëmarrësit tjerë në studim, kishin qenë më pak të rrezikuar për zhvillimin e kalcifikimit të arterieve koronare (grumbullimin e pllakave të kalcifikuara në arteriet e zemrës, të cilat u paraprijnë sëmundjeve të zemrës).