Telegrafi

Gjumë në tavolinë apo fotografim tullash, momentet më bajate gjatë pushimeve (Foto)

Harroni fotografitë pranë pishinës, pamjeve përrallore prej ballkonit të hotelit, apo perëndimit të diellit në bregdet.

Përmbledhja e këtyre fotografive, tregon disa prej momenteve më bajate gjatë pushimeve, të cilat nuk përfunduan kurrë në ndonjë llogari në Instagram, transmeton Telegrafi.

Laurence Stephence i ka realizuar këto fotografi, derisa ishte për pushime në Spanjë dhe Portugali.

Tavolinën e piknikut disa e shfrytëzuan për gjumë, një vizitor që fotografon tullat, apo tjetri që filmon shalqinjtë, janë disa prej këtyre momenteve, që mund të ndodhin në pushime. /Telegrafi/