Site icon Telegrafi

Gjukanoviqi kërkon nga Rusia që ta respektojë vendimin e Malit të Zi për anëtarësimin në NATO

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e konsideroi joracionale nismën ruse për neutralizimin ushtarak të Ballkanit dhe i bëri apel Kremlinit që të respektojë të drejtën e Podgoricës për marrjen e vendimit për anëtarësimin në NATO.

“Ne respektojmë historinë e marrëdhënieve ruso-malazeze, por edhe Rusia duhet të respektojë të drejtën e Malit të Zi për t’i marrë vetë vendimet”, theksoi Gjukanoviq.

“Sipas vlerësimit tim, integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO është pozitiv për Malin e Zi”, theksoi ai.

Exit mobile version