Site icon Telegrafi

Gjukanoviq tregon pse e tërhoqi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Malit të Zi

Në Mal të Zi nuk ka pasur ndryshim të qeverisë sepse disa nga partitë që janë pjesë e asaj marrëveshjeje politike kanë kërkuar më shumë kohë, tha presidenti malazez, Milo Gjukanoviq.

Ky i fundit i tha Radio Televizionit Kroat (HRT), duke komentuar shtyrjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, të planifikuar për në 13 dhjetor në Kuvend.

“Nuk po flasim për muaj, po flasim për një periudhë të mundshme mujore, për shkak të përgatitjes më adekuate për atë që duhet bërë dhe ku duhet të marrin pjesë vetë palët”, tha Gjukanoviq.

Lexo po ashtu Abazoviq mohon se është takuar me Gjukanoviqin në Dubai

Ai tha se pyetja nuk ishte nëse duhet të pranohet shtyrja dhe nëse do të sigurohet që gjatë janarit të ketë ndryshim të pushtetit ekzekutiv.

I pari i shtetit malazez tha se partia e tij nuk e kishte humbur pushtetin për shkak të korrupsionit të tepruar, raporton rtcg.

Ndryshe, mediat malazeze kanë raportuar se pasardhës i mundshëm në rast të shkarkimit të Zdravko Krivokapiqit mund të jetë politikani shqiptar, aktualisht zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq. /Telegrafi/

Exit mobile version