Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka reaguar sot ndaj një pretendimi të zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, rreth një borxhi të madh të Gjukanoviq në taksa ndaj shtetit.
Abazoviq, përmes një postimi në Twitter, kishte deklaruar sot se ndërsa fliste për respektimin e pretenduar të Kushtetutës dhe ligjit, Gjukanoviç i detyrohet 12.4 milionë euro taksa shtetit, përcjell Telegrafi.
Dok priča o navodnom poštovanju Ustava i zakona, @predsjednik_cg Milo Djukanović duguje 12,4 miliona eura poreza državi!
Sada je valjda jasno šta se krije iza dizanja tenzija, priče o identitetu, ugroženosti… Nema više nedodirljivih! pic.twitter.com/hZgCfF487D
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) January 5, 2021
Dhe lidhur me këtë, Gjukanoviq ka shkruar: “Njoftimi i Dritan Abazoviqit se unë jam një debitor tatimor është gënjeshtra dhe mashtrimi më i zakonshëm. Si qytetar i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, unë nuk i detyrohem (shtetit) asnjë cent në bazë të taksave ose ndonjë baze tjetër”.
Objava Dritana Abazovića da sam poreski dužnik najobičnija je laž i prevara.
Kao građanin Crne Gore Milo Đukanović ne dugujem ni jedan cent po osnovu poreza, ni po bilo kom drugom osnovu!— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) January 5, 2021
“Është e vërtetë, dhe publiku di gjithçka për këtë, që unë jam një aksioner në kompaninë ‘Global Montenegro’, i cili si person juridik, dhe jo unë personalisht, nga një gabim i dukshëm i administratës së kompanisë, i detyrohem një totali prej 1,900 eurosh kontributesh, dhe jo siç pretendon manipulimi: 12,4 milionë euro”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter. /Telegrafi/
Tačno je, i javnost o tome sve zna, da sam godinama akcionar u kompaniji “Global Montenegro”, koja kao pravno lice, a ne ja lično, očitom greškom administracije firme, duguje ukupno 1900€ doprinosa, a ne kako manipulatorski tvrdi: 12,4 mil €.
— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) January 5, 2021