Të dielën, presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, pritet të përballet me raundin e parë të zgjedhjeve në të cilin do të përpiqet të marrë një mandat tjetër në krye të këtij vendi.
Kandidati i DPS-së foli edhe për anëtarësimin në NATO dhe një pjesë të mirë ia kushtoi Serbisë, duke pohuar se Mali i Zi dhe ai personalisht po vuajnë prej fushatës agresive të Beogradit.
Duke folur për rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, Gjukanoviq nuk mungoi të thotë se Mali i Zi dhe ai personalisht vuajnë, siç tha ai, një fushatë agresive nga Beogradi, e cila filloi në vitin 1994 me presidentin e atëhershëm të Serbisë, Sllobodan Millosheviq dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, raporton rtcg.
“Prandaj Milo Gjukanoviq dhe DPS perceptohen nga publiku nacionalist i Serbisë si selia e Malit të Zi. Ata shtojnë fjalët se ‘Mali i Zi është vend anti-Serbi. Pse e shtojnë atë fjalë? Sepse për ta Mali i Zi është i mirë vetëm si pjesë e botës së tyre serbe. Dhe ata në fakt nuk kanë asnjë provë të vetme për të konfirmuar se unë ose autoritetet malazeze kemi ndërmarrë vazhdimisht ndonjë veprim anti-serb”, pohon Gjukanoviq.
“Në këto zgjedhje, Mali i Zi vendos nëse do të kthehet në rrugën e ndërtimit të një shteti evropian të organizuar seriozisht, rrugën që ka ndjekur në mënyrë të qëndrueshme dhe dinamike që nga rivendosja e pavarësisë deri në mesin e vitit 2020, apo nëse do të vazhdojë të ketë ngërçe që për fat të keq po i prin shumica e re parlamentare, e udhëhequr nga qeveria e parë dhe e dytë pas ndërrimit të qeverisë në Mal të Zi deri më sot”, tha ai.
Ndryshe, Mali i Zi pritet të zhvillojë zgjedhjet presidenciale më 19 mars ndërsa në garë janë shtatë kandidatë. /Telegrafi/