“Kam pasur bisedime me disa skuadra por nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët me ta. Dhe pas përmirësimit të kushteve në skuadrën e Penzës jam pajtuar të kthehem dhe të vazhdojë edhe për një vit kontratën me ta”, deklaroi Gjuka. Ndër të tjera, ai zbuloi se tashmë kanë arritur marrëveshje me Irma Konjushën dhe janë në bisedime edhe me dy lojtare tjera.
“Tashmë kemi bërë përforcimin e parë dhe ajo është Irma Konjusha. Gjithashtu jemi në bisedime edhe me dy lojtare të tjera, Arbnora Përqukun dhe Saranda Dacin”, theksoi Gjuka. Ky i fundit theksoi se përgatitjet për sezonin e ardhshëm nuk kanë filluar ende dhe pritet që nga e mërkura të fillojnë. “Pasi nuk e dija se si do të jetë situata në skuadër ende nuk kemi filluar stërvitjet dhe pritet që nga e mërkura t’i fillojmë ato”, u shpreh Gjuka.
Trajneri pejane tha se deri më tani nga skuadra nuk është larguar asnjë basketbolliste. “Deri më tani nuk është larguar asnjë basketbolliste dhe nuk pres që të ketë largime”, deklaroi në fund Gjuka. Penza sezonin e kaluar e mbylli me vetëm Kupën e Kosovës, ku mposhti Sigal Prishtinën. Ndërsa në finale të ‘play-offit’ është mposhtu 2:1 në ndeshje duke mos arritur të mbroj titullin e kampionit. /Tribuna/Telegrafi/