Njësia për Zbatim të shpejtë dje në mbrëmje mbylli të gjitha hyrjet në Ministrinë e Financave për të parandaluar protestuesit nga “Revolucioni Laraman” për të arritur para objektit, të revoltuar nga huamarrja e re, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, kur u mendua se protesta ka përfunduar, një grup qytetarësh arritën para të depërtojnë para Ministrisë ku hodhën dhe e ngjyrosën atë.
Protesta filloi para Prokurorisë Publike Speciale në ora 19:00 orë, nën moton “1.1 miliard Arsye për t’i dhënë fund” dhe fatmirësisht përfundoi në mënyrë paqësore para Ministrisë së Financave. /Telegrafi/