Në Maqedoni këto ditë ka qenë aktive propaganda dhe gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve që mbi të gjitha bazohet në luftën ndaj gjuhës shqipe që duhet të jetë gjuhë zyrtare në këtë shtet ku shqiptarët janë shtetformues.
Debati dhe gjuha e urrejtjes ndaj gjuhës shqipe është nisur prej momentit kur partitë shqiptare në Maqedoni kanë nxjerrë si kusht për pjesmarrje në qeveri, deklaratën e përpiluar ku përfshihen të gjithë të drejtat e shqiptarëve në shtet.
Por, a ka nevojë për debat dhe gjuhë të urrjejtjes ndaj një gjuhë e cila është folur dhe është përdorur edhe nëpër dokumente zyrtare edhe më herët?
Shembull për përdorimin e gjuhës shqipe edhe më herët, janë dokumentet e siguruara nga Telegrafi Maqedoni ku shihet qartë se edhe atëherë flitej dhe shkruhej shqip, pa kërkesë apo kushte të partive politike. /Telegrafi/
20.IV.1942, në Komunë të Zhelinës, tani komunë në Maqedoni, rrethina e Tetovës!
Vitin 1942-1943, në Tetovë
Gazeta Shkupi, 15 tetor, 1911
Vitin 1961 në Zelenikovë ku tani është komunë maqedonase