Shkojnë dy shokë në Angli, njëri di të flasë e tjetri jo.
– Më trego çfarë të them kur të më pyesin diçka?
– Vetëm thuaj: Yes, yes.
E takojnë një grup huliganësh në rrugë dhe i thonë:
– Dëshiron dajak?
– Yes, yes – përgjigjet.
Pasi e rrahin, kthehet te shoku dhe i tregon çfarë i ka ndodhur.
– Tash e tutje nëse i sheh prapë ata, thuaj: No, no.
I takon sërish huliganët dhe ata e pyesin:
– A e pate boll?
– No, no.
Dhe vazhdon…