Pothuajse çdo njeri i famshëm qëndron gjithmonë në një pozicion të caktuar gjatë daljeve publike
Meghan Markle qëndron ndryshe që prej kohësh kur u bë dukesha e Sussex-it.
Gjatë daljeve të saj publike, vihet re se Meghan i mban duart e bashkuara në këtë pozicion dhe ka një arsye.
Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Blanca Cobb, një pozicion i tillë është padyshim i mirëmenduar.
“E dini çfarë ndodh? Kur qëndroni zakonisht në pozicione të njëjta, filloni ndiheni rehat dhe trupi e bën zakon,” thotë ajo. “Më pas, bëhet pjesë e juaja dhe e bëni instiktivisht.”
Për Blanca-n, Meghan qëndron në këtë mënyrë sepse është një “mburojë e padukshme”.
“Duart e saj i japin rehati dhe siguri teksa është në qendër të vëmendjes”.
Një pozicion i tillë është i ngjashëm me mënyrën e qëndrimit të Kate Middleton, thjesht se dukesha e Cambridge-it i mban duart e drejtuara poshtë.
Sipas Cobb, ka të ngjarë që Meghan të jetë këshilluar me ekspertë të gjuhës së trupit për ta ndihmuar që të krijojë një imazh të vetin.
Burimi: Cosmopolitan