Për herë të parë, presidenti amerikan Donald Trump, dhe ai rus Vladimir Putin, janë takuar gjatë Samitit të G20-tës në Hamburg të Gjermanisë, duke tërhequr kështu mjaft vëmendje nga opinioni botëror.
Nga takimi dhe shtrëngimi i duarve mes tyre, ekspertja e trupit, Judi James, në një intervistë për “The Sun” ka rrëfyer se Trumpo e ka gozhduar homologun e tij rus, duke i treguar se ai ka një status më të lartë.
Nga ana tjetër, Vladimir Putin i tregoi gishtin e tij Trumpit që, sipas Judi, është versioni i gjuhës së trupit të një arme.
Judi shprehet se nëse ky shtrëngim duarsh do të ishte luftë për çmime, atëherë pikën e fitores do ta merrte Trump.
“Të dy ishin nën presion, por ndërsa Putini afroi me kujdes dorën, Trump u përkul përpara me krahun e shtrirë duke ofruar mbështetje. Ky ishte një kurth famëkeq nga Trumpi dhe Putini nuk kishte asnjë mundësi, veçse ta mbështeste dorën tek Trump. Trump dukej i qetë: tregonte dashamirësi, njëkohësisht edhe superioritet. Ndaj, më duhet të them se presidenti amerikan e gozhdoi këtë herë”, u shpreh ekspertja e trupit.