Site icon Telegrafi

‘Gjuha e gjatë’ i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

Ylli gjerman i basketbollit Dennis Schroder kritikoi ashpër mënyrën se si lojtarët e NBA dërgohen në klube të tjera pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre dhe ai menjëherë ndjeu mizorinë e botës së NBA.

Pasi Luka Doncic u shkëmbye me Los Angeles Lakers pa asnjë konsultim me menaxherin e përgjithshëm të Dallasit, Schroder tha dy ditë më parë se lojtarët e NBA janë “skllevër modernë”.

“Kjo është skllavëria moderne. Edhe pse ti ke kontratë, të tjerët vendosin ku të shkosh. Sigurisht, ne fitojmë shumë para, por ata mund të vijnë dhe të thonë: Mos hajde nesër në punë, të kemi dërguar diku tjetër. Kjo duhet të ndryshojë pak”, tha 31-vjeçari gjerman dhe dy ditë më vonë u tregtua për herë të dytë në një muaj e gjysmë.

 

Schroder erdhi te Warriors vetëm një muaj e gjysmë më parë në një tregti me Nets, dhe tani ai ishte pjesë e një tregtie të madhe me katër skuadra në të cilën Jimmy Butler mbërriti nga Miami në Golden State, dhe Schroder u transferua në Utah.

Por, për t’i bërë gjërat më keq për Schroderin, Utah nuk do ta mbajë atë, por do të blejë kontratën e tij dhe ai do të duhet të kërkojë një klub të tretë brenda një muaji e gjysmë ose të shkojë në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version