Gjuetari i uraganeve që me aeroplan fluturoi përreth uraganit Ian, e ka përshkruar uraganin si “më të rëndin në karrierën e tij”.
Nick Underwood ishte në një mision vëzhgimi me administratën nacionale oqeanike dhe atmosferike të SHBA-ve (NOAA), për të vlerësuar rrezikun e një prej uraganeve më të fuqishëm që ndonjëherë ka goditur SHBA-të, transmeton Telegrafi.
“Gjithmonë do ta mbajë në mend Ian, të paktën deri te uragani i ardhshëm për të cilin do të mund të them se ishte më i rëndi… duket sikur do të zgjasë përgjithmonë”, tha Underwood.
Ai theksoi se në një moment i është dukur sikur aeroplani “është në gjendje të keqe”, duke pranuar se pilotët megjithatë kanë arritur t’i shpëtojnë.
Ndryshe ky uragan që ka goditur Floridën, ka bërë që miliona banorë të mbeten pa energji elektrike, kurse dëmet materiale vlerësohen të jenë shumë të mëdha. /Telegrafi/