Site icon Telegrafi

Gjuetari i thesareve gjen kamerë në baltë, në të kishte pamje rrëqethëse – momentet e fundit të jetës 22-vjeçarit nga SHBA-të

Gjuetari i thesareve Rich Aloha gjatë një “ekspedite” të tij ka arritur ta gjej një kamerë në Tenese të SHBA-ve, në afërsi të Forest Fols.

Megjithatë ai kurrë nuk do të kishte besuar se do t’i sheh momentet e fundit të jetës së Richard Ragland, 22-vjeç,  i cili dy vite më parë u mbyt derisa po argëtohej në afërsi të një ujëvare së bashku me disa miq, transmeton Telegrafi.

Edhe pas momentit tragjik kamera ka filmuar, e Rich atë e ka gjetur në baltë. Në anën tjetër prindërit e Richardit për plotë dy vite kanë kërkuar videon për t’iu bindur në versionin zyrtar që qarkullon për vdekjen e birit të tyre. Por, ata u habitën kur në derën e shtëpisë së tyre u shfaq Aloha.

“Mendoj se më ka dërguar Zoti atje që ta gjej kamerën. Me vjen mirë që e kam gjetur”, ka deklaruar i riu që ka gjetur SD kartelën e kamerës që nuk kishte pësuar dëme.

“E shikova videon dhe mendova ‘Oh zot, ky është ai çuni”, ka shtuar Aloha.

E prindërit e Richardit, Aloha i ka gjetur pas kërkimeve që i ka bërë në Google dhe pas telefonatave që i kishte bërë edhe me disa miq të ndjerit.

Robin dhe Gary, prindërit e të ndjerit thonë se do të mundohen ta shohin videon për ta kuptuar se cili ishte shkaku që qoi në vdekjen e të birit të tyre.

“Ka qenë notues i mirë, thjesht donim ta dinim me saktësi se çfarë kishte ndodhur atë ditë. E falënderojmë shumë Alohën që na e ka kthyer kamerën”, ka shtuar babai i të ndjerit. /Telegrafi/

Exit mobile version