Telegrafi

Gjuetari rus ngatërron drerin me të birin, e qëllon për vdekje 18-vjeçarin

Një gjuetar ka qëlluar për vdekje djalin e tij 18-vjeç, pasi e kishte ngatërruar me drerin brilopatë në zonat rurale të pjesës veriore të Rusisë.

Burri kishte shkrepur plumbi nga pushka duke menduar se po e qëllon drerin, por për shkak të dukshmërisë së dobët dhe borës në male, ai në fakt kishte qëlluar të birin duke mbetur i vdekur në vend, transmeton Telegrafi.

Pas të shtënës ai u afrua për të parë nëse e kishte qëlluar kafshën, por mbeti i shokuar kur pa adoleshentin e shtrirë në tokë. Raportohet se i riu kishte mbetur i vdekur në vend.

Ky baba i pakujdesshëm është akuzuar për neglizhencë dhe vdekjen e të birit, dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në dy vite heqje lirie. /Telegrafi/