Gjuetari kishte marrë shenjë kafshën, mirëpo plumbi kishte përfunduar në murin e shtëpisë prej druri dhe në trupin e viktimës.
Policia ka njoftuar se burri që ishte në të shtatëdhjetat është dërguar në spital me helikopter në ishullin Vesteroy që gjendet rreth 74 kilometra në jug të Oslos. Megjithatë, plaga e tij nuk ishte e rrezikshme për jetën.
“Ai ishte në tualet kur u plagos në abdomen. Plaga e tij nuk ishte e rrezikshme për jetën. Gruaja nuk mban mëri ndaj gjuetarit që e plagosi. Ajo padyshim se është e shqetësuar për atë që ndodhi”, ka thënë një zëdhënës policie.
Nga ana tjetër, dreri brilopatë ka shpëtuar pa prekur dhe ka ikur në drejtim të panjohur. /Telegrafi/