Site icon Telegrafi

Gjuetari paditi agjencinë e udhëtimeve pasi nuk gjeti elefantë

Gjuetari Polak paditi agjencinë gjermane të udhëtimeve Jaworski Jagdreisen pasi në ekspeditën e parë që kishte organizuar ai nuk kishte gjetur asnjë elefant. Agjencia e udhëtimeve e cila organizon gjuetinë thotë se në rajonin e Zimbabvesë, në të cilin dërgon gjuetarët zakonisht jetojnë elefantët, njofton Reuters.

“Me sa di unë, të paktën ai është dashur t’i gjej bajgat e elefantit”, tha pronari i agjencisë së udhëtimeve.

Pa marrë parasysh faktin se gjuetari siguroi edhe një udhëtim falas nga agjencia, në të cilin ai gjeti dhe vrau një elefant, ai paditi Jaworski Jagdreisen, pasi ishte detyruar ta përsëriste ekspeditën. Gjuetari kërkon nga agjencia e udhëtimeve dëmshpërblim me vlerë prej 100 mijë euro. /Telegrafi/
 

Exit mobile version