Në fakt, të dhënat zyrtare nga agjencia e zonave të mbrojtura në rajonin e Korçës flasin se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur asnjë rast të konstatuar të gjuetisë së paligjshme, edhe pse janë konstatuar kurthe të paligjshme për kafshët e egra. Në kushte kur, sipas gjuetarëve të ligjshëm, shteti ka dështuar të monitorojë moratorumin e gjuetisë, ai propozon që ky kontroll të bëhet nga vetë shoqatat, shkruan A2 CNN.
Në të gjithë Qarkun e Korçës numërohen mbi 400 gjuetarë të rregullt të regjistruar sipas ligjit, të cilët prej vitesh çiftet i mbajnë të varura në mur.