Site icon Telegrafi

Gjuetarët kapën “Jetin oriental”

Kafsha e panjohur tash jeton në kafaz. Ka zë si të maces, ndërsa duket si ari pa qime dhe ka bisht. Kjo gjallesë mjaullin tërë kohën, por gjuetarët nuk presin se dikush do t’i përgjigjet thirrjeve të saj.

“Ekziston legjenda e njeriut i cili është shndërruar në ari. Banorët lokale mendojnë se e kanë kapur mu atë”, tha njëri prej gjuetarëve, Lu Chin.

Ekspertët kinezë të kafshëve do t’ia dërgojnë bishën misterioze tek shkencëtarët në Pekin për analiza të mëtutjeshme të ADN-së. /Telegrafi/

Exit mobile version