Site icon Telegrafi

Gjuetarët e ketrave të rrallë, shqetësojnë me postimet në rrjetin social (Video)

Kritika të shumta janë drejtuar ndaj disa gjuetarëve në Britani të Madhe, të cilët postuan në rrjetin social imazhe të shqetësuese, të mbytjes së ketrave të rrallë.

Përveç që po mbysin specie, që janë në zhdukje, ata po tregojnë tërë procesin që për shumë njerëz është i vështirë të shikohet, transmeton Telegrafi.

Madje, në një fotografi që tashmë është larguar nga interneti, shihen edhe fëmijë të vegjël afër krijesave të mbytura dhe të gjakosura.

“Fëmijët qëndruan të qetë dhe nuk penguan, derisa qëllonim shënjestrën” ka qenë përshkrimi i ngjarjes që ngjalli shqetësime.

Më poshtë mund të shihni njërën nga rastet, kur ata qëlluan një nga ketrat. /Telegrafi/

https://youtu.be/ltI-XpB0w4Q

Exit mobile version