Telegrafi

“Gjuetarët e alienëve” zbulojnë me Google Earth objektin misterioz në Antarktidë (Foto/Video)

Gjuetarët e alienëve janë të bindur se objektin të cilin e kanë zbuluar me Google Earth, është një anije kozmike e përplasur në hapësirën e mbuluar me borë e akull.

Objekti i paidentifikuar është zbuluar afër Antartktidës në ishullin Georgia në oqeanin atlantik jugor, ku vetëm 20 persona jetojnë, transmeton Telegrafi.

Ueb-teoricienët e njohur të faqes “Secureteam 10” kishin përdorur hartat satelitore për të zmadhuar dhe të kenë pamje më të qarta të asaj që pretendohet të jetë një anije kozmike, e cila është mbi tre mijë metra e gjatë dhe gjendet në malin Paget.

Derisa një pjesë e madhe besojnë se është vepër e alienëve, një ekspert pretendon se nuk është asgjë tjetër përveç se një copë e shkëputur nga akullnajat.

Dr Richard Waller, gjeograf në Universitetin e Keele beson më shumë se është vepër e nënës natyrë.

Pamjet bizare shfaqin objektin duke rrëshqitur në sipërfaqen e mbuluar me borë, ndërsa videoja deri më tani është shikuar nga më shumë se 150 mijë persona që kur është publikuar në YouTube. /Telegrafi/