Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me dy fishekë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. /Telegrafi/