Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave.
Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar armë AK-47 me një karikator me nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.