Site icon Telegrafi

Gjuajtjet me armë zjarri në ahengje familjare, MPB njofton se gjatë qershorit janë arrestuar katër persona

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit qershor kanë ndodhur disa incidente me armë zjarri në ahengje.

MPB njofton se lidhur me rastet janë arrestuar katër persona si dhe kanë konfiskuar armë e municion, transmeton Telegrafi.

“Gjatë muajit Qershor 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 6 raportime nga qytetarët, ka arrestuar 4 persona, ka konfiskuar 19 municione, dhe ka konfiskuar 4 armë”, thuhet në njoftim.

Tutje, MPB bën të ditur se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri, ndërsa ka ftuar qytetarët të raportojnë rastet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version