Telegrafi

Gjuajtje të artilerisë së ARM-së

Sot, rreth orës 19 banorët e Shkupit u shqetësuan nga zëra të eksplozionit për të cilët më vonë erdhi kumtesë nga Gjeneral shtabi i ARM-së se janë vetëm prova për aktivitetet e ceremonisë së përvjetorit të ARM-së që do të mbahen nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Rreth orës 19, ARM-ja bëri gjuajtje kryesore provë me artileri të rëndë nga kazerma Ilinden për ceremoninë e nesërme qendrore me rastin e Ditës së ARM-së’, njoftuan nga Zyra për marrëdhënie me publikun e Gjeneralshtabit të ARM-së.

Për ceremoninë e ditës së nesërme, në ora 19 paralajmërohen dhjetë gjuajtje me artileri të rëndë për këtë përvjetor të ARM-së./Telegrafi/