Qitjet e artilerisë nderi duke gjuajtur 10 predha të artilerisë u kryen sot në orën 19:00 në kazermën “Ilinden” nga njësia e Batalionit të Artilerisë Ushtarake me rastin e Ditës së Ushtrisë.
Më parë gjatë ditës, në prani të udhëheqësve shtetëror dhe të ushtrisë, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe figurave të tjera të shquara, ceremonia qendrore u mbajt para Ministrisë së Mbrojtjes me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Gjatë cermonisë fjalim mbajti kryetari i shtetit dhe komandanti i lartë i forcave të armatosura dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. /Telegrafi/