Telegrafi

Gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Hilmi Rakociva” në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

Zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se nuk ka të lënduar dhe se policia ka nisur hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast. Mbështetur në informacionet fillestare nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ajo.

Sipas saj ende nuk dihet personat e dyshuar.

“Policia është duke punuar në identifikimin e personit/ve të dyshuar”, ka thënë ajo./Telegrafi/