Sonte rreth orës 19:15, banorët e rrugës “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, kanë kontaktuar Policinë e Kosovës për shkak se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur një gëzhojë të armës.
“Sonte, më 28.04.2020, rreth orës 19:15, policia është njoftuar për një rast gjuajtje me armë në rrugë ‘Xhavit Ahmeti”. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, kanë dal në vendngjarje, kanë kontaktuar ankuesin dhe janë duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku është gjetur një gëzhojë e armës”, ka njoftuar Krasniqi. /Telegrafi/