Telegrafi

Gjuajtje me armë në Tetovë, nuk ka të lënduar

Arme Définitions

Para një ore para Spitalit të Tetovës ka ndodhur një zënkë, në të cilën janë përdorur edhe armë zjarri. Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka të lënduar.

Alsat-M njofton se deri tek zënka ka ardhur për shkak të disa borxheve të papaguara.

Rruga para Spitalit të Tetovës përkohësisht ka qenë e bllokuar nga policia.