Të shtëna me armë zjarri rreth orës 20:30 janë dëgjuar në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Telegrafin se sipas të dhënave fillestare nuk raportohen të plagosur.
“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Dëshmorët e kombit’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar”, ka deklaruar Ahmeti./Telegrafi/