Telegrafi

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një rast i gjuajtjes me armë ka ndodhur sonte në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia.

Sipas tyre, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 18:30.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin.

Mësohet se nuk ka të lënduar apo të arrestuar. /Telegrafi/