Një rast i gjuajtjes me armë ka ndodhur sonte në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia.
Sipas tyre, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 18:30.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin.
Mësohet se nuk ka të lënduar apo të arrestuar. /Telegrafi/