Site icon Telegrafi

Gjuajtje me armë në një xhami në Paris, një person në gjendje kritike

Një burrë është qëlluar nga një person i armatosur në një xhami në Paris, raportojnë mediat në Francë.

Viktima thuhet se po lufton për të mbijetuar pas të shtënave nga një person i armatosur i veshur me helmet në Rue de Tanger në Paris, transmeton Telegrafi.

Të shtënat kanë ndodhur në Rue de Tanger, sipas France Bleu. Disa të shtëna u dëgjuan gjatë sulmit, thuhet në mediat franceze.

Viktima thuhet se po lufton për të mbijetuar nga plagët me marra. Viktima është një burrë 32-vjeçar.

Në xhami ishin rreth 15 vetë në kohën e të shtënave, sipas Actu17. /Telegrafi/

Lajmi në zhvillim e sipër…

Exit mobile version