Telegrafi

Gjuajtje me armë në një lokal në Gjakovë

Foto: Arkiv/Ilustrim

Sot rreth orës 14:00, Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar informatë për gjuajtje me armë zjarri në brendi të punëtorisë “Dielli” që gjendet në Rr. “Gaspër Karaçi”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se patrulla policore i është përgjigjur rastit, kanë identifikuar vendin e ngjarjes, dhe të njëjtit kanë kontaktuar me viktimën, i cili ka deklaruar se paraprakisht kanë pasur një fjalosje verbale me të dyshuarin SH. V – shqiptar – Kosovar.

Pas fjalosjes i dyshuari kishte shkuar tek vetura e tij ndërsa ankuesi ishte larguar jashtë punëtorisë. I dyshuari kishte marrë një armë zjarri të shkurtë, me të cilën kishte shkuar në zyrën e dëshmitarit të lartcekur duke e kërkuar viktimën. Dëshmitari ishte munduar ta ndalte mirëpo i dyshuari kishte gjuajtur në drejtim të derës së punëtorisë duke menduar se viktima ndodhej aty brenda. Në vendngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor, dhe hetimet rajonale.

I dyshuari është kërkuar nga patrullat policore dhe është arrestuar. Ne konsultim me prokurorin kujdestar i njëjti merr vendim mbi ndalimin policor për 48 orë. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rastit të ndodhur.