Një person ka mbetur i vdekur nga gjuajtja me armë në Batincë të Shkupit.
Në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur personi me iniciale A.B.I 34 vjeç nga Shkupi, përcjell “TV21”.
“Më datë 01.07.2024, në ora 09:25 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Batincë të Shkupit, dy persona me veturë të pasagjerëve “Mercedes” kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve “Ford” në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Maja e Zezë (Crnivrv).
A.B.I ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Z.I. ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Urgjente në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.