Një lojtar golfi ka bërë një gjuajtje topi, e cila për pak ka mundur të jetë “më e keqja e karrierës së tij”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lojtari i golfit Tyler Duncan, 29 vjeç, ishte duke luajtur sportin e tij gjatë një turneu në Dallas të premten.
Dhe siç mund të shihet edhe në disa pamje të publikuara, ka qenë gjuajtja e tij ajo që ka bërë që topi të bie pikërisht mbi kokën e gruas së tij.
Lidhur me këtë, ai ka shkruar: ‘Burra – mos e provoni këtë në shtëpi!’. /Telegrafi/
Men- don’t try this at home! @PGATOUR @attbyronnelson pic.twitter.com/jGVImuBSbi
— Tyler Duncan (@tduncgolf) May 11, 2019