Telegrafi

Gjuajti me armë zjarri, arrestohet gjilanasi

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë më vendin e ngjarjes, forenzika ka gjet dhe konfiskuar një karikator me 4 fishek të kalibrit 9 mm, një predhë dhe një orë dore.

Njësit e hetuesisë kanë arrit që ta identifikojnë dhe arrestojnë një të dyshuar mashkull kosovar dhe nga ai është konfiskuar një revole e llojit Ekl special e kalibrit 9 mm .

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/