Një person është arrestuar në Drenas, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Njësitet policore te i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas, 36-fishekë, dhe 10-gëzhoja cal-9 mm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/