Për herë të parë në Vala Superligë, do të ndajnë drejtësinë gjyqtarë të huaj.
Si rrjedhojë e bashkëpunimit FFK dhe Federata e Maltës, nga ky shtet kanë ardhur katër gjyqtarë, Philip Farrugia, Christopher Francalanza, Debattista Villam dhe Etienn Mangion.
Ata do të ndajnë drejtësinë në duelin e mbijetesës, Trepça – Ferizaj, që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Adem Jashari”, njofton FFK.
Derbin Drita – Feronikeli e referon Gramos Shala, kurse Tefik Maloku është në Podujevë, në sfidën Prishtina – Drenica.